Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arritja, Greqia përgjysmon defiçitin e saj buxhetor
English

Arritja, Greqia përgjysmon defiçitin e saj buxhetor

Athinë, 8 prill, NOA - Pas një kolapsi të madh financiar që kapi Greqinë muajt e fundit, duket se ajo po e rimerr disi veten, falë masave drastike të qeverisë së saj.

Kështu, bëhet me dijeni se defiçiti i buxhetit shtetëror në Greqi është zvogëluar me rreth 40 përqind në tre muajt e parë të vitit e një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu.

Papakonstantinu i tha parlamentit në Athinë se deri në fund të marsit, defiçiti ishte 4.3 miliardë euro, ndërsa një vit më parë 7.1 miliardë euro.

Kjo është në fakt një masë që qeveria e Greqisë po e ndërmerr për të zvogëluar deficitin, me qëllimin e lirimit nga borxhi i madh publik.

n.e/NOA

KOMENTE