Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Vesa , kapet 100 kilogramë drogë dhe arsenal armësh
English

Operacioni "Vesa", kapet 100 kilogramë drogë dhe arsenal armësh

Prishtinë, 8 Prill, NOA - Rreth 100 kilogramë drogë, një arsenal i vërtetë armësh dhe disa të arrestuar me shtetësi të ndryshme është bilanci i një operacioni të zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Kosovës. Lajmi për një prej aksioneve më të mëdhenj në luftën kundër trafiqeve konfirmohet nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të saj, informacionet mbi identitetit dhe personat e përfshirë në rrjetin e trafikut do të bëhen të ditura gjatë orëve në vijim.

Operacioni i organizuar nga Policia e Kosovës, i koduar me emrin "Vesa" ka bërë të munduar kapjen e një rrjeti trafikantësh me anëtarë, jo vetëm nga Kosova, por dhe nga vende të tjera të rajonit.

Sipas njoftimit paraprak janë arrestuar; "disa të dyshuar me shtetësi të ndryshme,rreth 100 kilogramë substancë narkotike, armë dhe municione, si dhe një automjet" që shërbente për transportin e materialeve të jashtëligjshme.

Detajet e tjera për operacionit do të prezantohen në një konferencë për mediat në Prishtinë nga Baki Kelani, kapiten i policisë për informim në Policinë e Kosovës dhe nga Rexhep Fetahu drejtues në drejtorinë kundër krimit të organizuar. Po ashtu në konferencë do të jetë dhe Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës.

m.xh/NOA

KOMENTE