Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia speciale dhe ajo e EULEX, bashkë për të demonstruar forcën
English

Policia speciale dhe ajo e EULEX, bashkë për të demonstruar forcën

Më shumë foto te Galeria

Prishtinë, 8 Prill NOA - Në një ushtrim të përbashkët në mes Njësiteve Speciale Operative të Policisë së Kosovës dhe ato të EULEX-it u vlerësua gatishmëria e këtyre njësiteve në rast nevoje të reagimit të ndonjë situate të kontrollit të turmave (demonstratave).

Mbi 100 oficerë të Njësisë Speciale Operative nga PK-ja dhe Policia e EULEX-it u përballën me "demonstruesit e dhunshëm" në Kampin e të quajtur "Vrella" në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Skenari i përgatitur më një "turmë" të cilët fillimisht protestuan në mënyrë paqësore e më vonë duke u bërë të dhunshëm, kishte për qëllim që të shikojë nivelin e përgatitjes profesionale të këtyre njësiteve të PK-së dhe EULEX-it për reagim.

Ky ushtrim përveç demonstrimit të gatishmërisë, tregoi edhe nivelin e mirë të komunikimit të mes njësiteve policore vendore dhe atyre ndërkombëtare ashtu siç është e paraparë në bazë të Procedurave Standarde të Veprimit.

Zyrtarë të lartë të MPB-së, Policisë së Kosovës dhe nga EULEX-i etj e vlerësuan lart përgatitjen profesionale të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it që morën pjesë në këtë ushtrim.

Ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Behar Selimi, vlerësuan lart përgatitjen profesionale të këtyre njësiteve për menaxhimin e turmave protestuese.

Te Galeria gjeni foto nga ky ushtrim i përbashkët në mes PK-së dhe komponentës policore të EULEX-it

KOMENTE