Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Violinisti italian Uto Ughi në Tiranë
English

Violinisti italian Uto Ughi në Tiranë

Tiranë, 8 prill, NOA /Milena Selimi - Violinisti italian me famë botërore, Uto Ughi, shoqëruar nga Orkestra Filarmonisë së Romës do të japë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, sot një koncert me muzikë nga Boccherini, Mozart dhe Paganini.

Ughi ka interpretuar në shumë festivale dhe aktivitete të tjera artistike, i shoqëruar nga orkestra simfonike të famshme si Orkestra Concertgebou e Amsterdamit, Boston Symphony Orchestra, Philadelphia Orchestra, Neu York Philharmonic, Uashington Synphony Orchestra etj.

Ky koncert jepet në kuadrin e stinës së madhe të veprimtarive "Italia dhe Shqipëria 2010 - Dy popuj, një det, një miqësi" dhe organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Diodato "Uto" Ughi ka lindur më 21 Janar të vitit 1944 më Busto Arsizio dhe është përveçse një violinist i njohur dhe dirigjent. Ai ishte drejtori muzikor i l'Orchestra dell' Accademia Nazionale di Santa Cecilia nga 1992-1997. Ai është konsideruar një nga violinistët më të mirë që është gjallë dhe tepër aktual në promovimin e muzikës klasike. Ka luajtur që 5 apo gjashtë vjeç. Ndërsa në moshën 12-vjeç mbahej si një violinist i maturuar. Debutimi i tij publik ka qenë në moshën 7 vjeçare.

Ai ka themeluar disa festivale, të tilla si: "Omaggio a Venezia", "Omaggio a Roma" (1999-2002), "Uto Ughi per Roma".

Më 4 shtator të vitit 1997 ai ka marrë titullin Cavaliere della Gran Croce nga presidenti italian dhe një honoris causa për Shkencat e Komunikimit. Ai ka fituar shumë çmime të tilla si "Una vita per la musica - Leonard Berstein" (23/6/1997), "Galileo 2000" (5/7/ 2003) dhe çmimin ndërkombëtar "Ostia Mare" (8/8/2003).

Uto ka punuar me pesë violina: Van Houten-Kreutzer e 1701, Sinsheimer-General Kyd-Perlman e 1714 e punuar nga Antonio Stradivari; Kortschak; ex-Wurlitzer e 1739, Ole Bull e 1744, dhe Cariplo-Hennel-Rosé e 1744 bërë nga Giuseppe Guarneri del Gesù.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE