Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Pezës në protestë për problemet me ujin dhe rrugët
English

Banorët e Pezës në protestë për problemet me ujin dhe rrugët

Pezë, 9 prill, NOA - Problemet e përhershme me infrastrukturën rrugore si dhe mungesa e ujit të pijshëm prej disa vitesh, i ka detyruar banorët e Pezës që të dalin në rrugë duke protestuar.

Rebelimi i tyre ka qenë i konsiderueshëm, duke arritur deri aty sa ata të zënë edhe rrugën kryesore nacionale, në shenjë proteste që i kanë shqetësuar gjatë gjithë kohës.

Nga ana e tij, kryekomunari i Pezës, Enver Dorzi, u shpreh se qeveria duhet të ndërhyjë për infrastrukturën, ujin e pijshëm dhe faturat afrofe të energjisë.

"Nëse kërkesat tona nuk do të plotësohen ne do të vijojmë protestat tona. Ne do bllokojmë rrugën nacionale", pohoi ai.

Ndërkaq, në protestë kanë qenë të pranishëm deputetë e opozitës Dashamir Peza e Artan Gaçi si dhe përfaqësues të shoqatës së minatorëve.

n.e/NOA

KOMENTE