Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Sheshi, Rama të zbatojë udhëzimet e Institutit të Monumenteve
English

Berisha: Sheshi, Rama të zbatojë udhëzimet e Institutit të Monumenteve

Tiranë, 9 prill, NOA - Qeveria nuk ka asnjë dëshirë dhe disponibilitet të marrë qoftë edhe më të voglën kompetencë të pushtetit vendor të Tiranës apo të qyteteve të tjera, por duke e konsideruar sheshin "Skënderbej" si sheshin e vendit dhe të kombit, ajo është e disponueshme ta ndihmojë qeverinë vendore të Tiranës në të gjithë procesin e rindërtimit të tij.

Kështu pohoi kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp, gjatë së cilës po flet për problematikën e rikonstruksionit të sheshit "Skënderbej".

Sipas tij, qeveria e konsideron sheshin dhe bulevardin qendror, si ansambël të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, shpallur kjo rreth 10 vjet më parë nga qeveria socialiste, me propozim të ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama.

"Instituti i Monumenteve të Kulturës, bazuar në shqyrtimin e planit i ka kërkuar Ramës heqjen dorë nga kulla, e cila bllokon bulevardin apo e ndan atë dhe e shndërron atë në një rrugë qorre, nga një bulevard me hapësirë madhështore, sikundër shtohet problemi edhe për kullat e tjera për të cilat thuhet se janë largim nga identiteti", tha më tej kreu i qeverisë.

Duke shtuar se kullat e largojnë nga identiteti ansamblin sheshi "Skënderbej", prandaj i bëri thirrje Ramës që të respektojë në mënyrë të detyruar rregullat që përcakton ky institut, të cilin e ka vlerësuar si gardian i vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE