English

Europa League, përcaktohen gjysmëfinalistet

Angli, 9 Prill NOA - Liverpul, Fulham, Atletico Madrid dhe Hamburg janë skuadrat të cilat kanë fituar të drejtën e kalimit në gjysmëfinale të Europa League.

Ndeshja e cila ishte dhe më tërheqësja në ditën e djeshme ishte ajo midis Liverpulit dhe Benficës, ku djemtë e Bentiezit arritën të fitonin bindshëm këtë sfidë me rezultatin 4 me 1 në favor të tyre.

Golat për "the reds" u shënuan nga Kuyt, Lucas dhe një dopietë e Torres, ndërsa për të ftuarit realizoi Cardozo.

Një rezultat ky i cili i dha të drejtën ekipit të Liverpulit për të kaluar në gjysmëfinalet e Europa League.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera ato përfunduan me rezultatet e mëposhtme:

Atletico Madrid - Valencia 0-0.

Wolfsburg - Fulham 0-1

Standard Liegi - Hmburg 1-3 Gjysmëfinalet e këtij evenimenti janë në program të luhen më datat 22 dhe 29 prill:

Fulham - Hamburg Atletico Madrid - Liverpul

r.b/NOA

KOMENTE