English

Juventus, Buffon për Lloris

Torino, 8 Prill NOA - Në skuadrën e Juventusit tashmë mund thuhet se portieri numër një i kësaj skuadre Gigi Buffon nuk konsiderohet më si një lojtar pashitshëm.

Në qoftë se në drejtim të kësaj skuadre do të vinte një ofertë e pëlqyeshme nga stafi drejtues atëherë ata mund të lënë të lirë portierin.

Për Buffon, interes të madh ka shfaqur skuadra e Manchester City, e cila ka bërë një ofertë që kap vlerën e 20 milionë eurove por, klubi bardhë e zi kërkon që oferta të jetë të paktën në shifrën e 35 milionë eurove.

Në qoftë se një gjë e tillë do të ndodhë atëherë kjo skuadër ka menduar për zëvendësuesin e tij i cili mban emrin e portierit të Lionit, Hugo Lloris.

Krahas tij, drejtuesit juventinë kanë shfaqur interes dhe për mbrojtësin e krahut të kësaj skuadre, Michel Bastos i cili mund të bëhet pjesë e kësaj marrëveshje ku me ardhjen e tij në Torino, në Francë mund të shkojë Trezeguet.

r.b/NOA

KOMENTE