English

Rama: Institucionet të bashkëpunojnë me prokurorinë

Tiranë, 9 prill, NOA - Zbatimi i ligjit Anti Mafia kërkon dhe një koordinim më të mirë të institucioneve në vend. Në prezantimin e raporti vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, Kryeprokurorja, Ina Rama u bëri apel drejtuesve të institucioneve për më shumë bashkëpunim për zbatimin e ligjit më të ri kundër krimit të organizuar.

Rama e ka vlerësuar pozitivisht punën e një viti të prokurorisë duke theksuar se janë arritur rezultate të larta.

"Gati 23 mijë kanë qenë procedime penale në total që prokuroria ka ndjekur gjatë 2009. Numri i çështjeve të përfunduara është më i lartë se vitin 2008, rreth 2000 procedime penale të përfunduara janë regjistruar më shumë këtë vit", u shpreh Rama.

Kryeprokurorja Rama ka tërhequr dhe vëmendjen e vartësve të saj duke kërkuar më shumë rigorozitet në zbatimin e ligjit, sidomos në dhënin e masës së arrestit. Ajo u shpreh se shpesh kjo masë është e pamonitoruar dhe shihet si favor nga ana e prokurorëve.

Ajo kërkoi që prokurorët të raportojnë për të gjitha çështjet e pushuara nga gjykata dhe vendimet e pafajësisë.

m.xh/NOA

KOMENTE