Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shaqiri i BDK-së kërkon federalizimin e Maqedonisë
English

Shaqiri i BDK-së kërkon federalizimin e Maqedonisë

Shkup, 9 prill, NOA - Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, ka pohuar për agjencinë e Lajmeve INA se federalizimi është ideja e projektuar nga subjekti që drejton dhe se ka apeluar që ky koncept të mos keqpërdoret nga partitë e tjera politike.

"Ne kemi qasje të sinqertë dhe unifikuese sa i përket idesë së federalizimit. Por së fundi del kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe flet edhe për federalizimin. Kjo çështje nuk duhet të keqpërdoret si pazar ditor apo për interesa të ngushta partiake", ka nënvizuar Shaqiri.

Hysni Shaqiri, politikani i pamposhtur në skenën politike shqiptare, thekson se partia e tij Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) është bartëse dhe proklamuese e idesë dhe projektit të federalizimit në Maqedoni.

Ai ka apeluar që projekti i federalizimit territorial të Maqedonisë të mos keqpërdoret nga ana e subjekteve të tjera politike, të cilat sipas tij, idetë e tilla i kontrabandojnë dhe keqpërdorime për qëllime ditore politike.

"Ju lutem, angazhimi ynë për këtë projekt është serioz dhe nuk duam që dikush ta keqpërdorë atë për qëllime të politikës ditore dhe rejtingjeve partiake. Së fundi del kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe thirret në këtë ide, edhe pse i kemi të njohura veprimet e tilla të politikanëve ditor në Maqedoni, kur thirren në projekte të mëdha kombëtare", ka theksuar Shaqiri, duke shprehur kritika ndaj qasjes sipas tij, joserioze të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ditëve të fundit shpalosi idenë e federalizimit dhe konfederatës, duke shtuar se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet unitar.

Ai ka ftuar gjitha partitë politike me parime dhe pretendime korrekte ti bashkohen idesë së federalizimit.

"Politika ime është koherente, sa i përket shprehjes së qëndrimeve të mija kombëtare duke qenë prezentë në skenën politike në Maqedoni.

Së fundi edhe ideja e proklamuar e federalizimit mban vulën tonë si bartës, por që për këtë kemi ftuar edhe shumë parti politike, të cilat në një anë kanë injoruar apo nënvlerësuar projektin tonë" ka theksuar Shaqiri.

"Federalizimi i Maqedonisë" është edhe tema e tryezës kombëtare të organizuar nga BDK-ja sot në Shkup në ambientet e komunës së Çairit, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë, përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Lëvizja "Vetëvendosje", përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe sektori joqeveritar.

"Duhet të bashkohemi rreth një ideje kombëtare siç është edhe federalizimi, ashtu siç u bashkua politika shqiptare në Kosovë rreth idesë dhe projektit të realizimit të pavarësisë dhe shtetformësimit. Rreth kësaj nuk duhet të mbizotërojnë interesat personale, klanore apo politike ditore, por një përcaktim i denjë kombëtar", ka nënvizuar Hysni Shaqiri, duke bërë thirrje që idesë së tij ti bashkëngjiten intelektualë, rinia studentore, personalitete publike, etj.

NOA-INA

KOMENTE