Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpartallohet banda e Korçës, vriste njerëz duke kryer grabitje me armë
English

Shpartallohet banda e Korçës, vriste njerëz duke kryer grabitje me armë

Korçë, 9 Prill NOA - Një bandë kriminale e cila nuk kursente as jetë njerëzish u neutralizua sonte nga policia në Korçë duke vënë në pranga përgjegjësit e saj dhe shpallur në kërkim të tjerë të dyshuar.

Operacioni i koduar "Pojan" u krye nga ana e Strukturave te Hetimit te Krimit te Drejtorise te Policise Qarkut ne bashkëpunim me Strukturat e Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Korçë, pas një periudhe pune intensive.

"Kështu u bë i mundur finalizimi i planit operacional te koduar "Pojani" nga i cili është bere e mundur zbulimi, dokumentimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore grupit kriminal të përbërë nga disa shtetas", i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga policia e Shtetit.

Të arrestuarit janë Mehmet Ropi, 18 vjeçar, Blerim Zeqir Berberi, 25 vjeç dhe Nerton Guradem Felah, 24 vjeç, që të tre të lindur në Pojan, dy të parët me banim në Korçë dhe i treti me banim në Pojan.

Keta shtetas ne bashkëpunim me njeri tjetrin kane kryer një sere veprash penale te realizuara ne disa fshatra te Komunës Pojan te cilat janë:

Vjedhje me arme ne bashkëpunim me pasoje vdekjen e shtetasit Nexhat Gega, ndodhur ne fshatin Pojan te rrethit Korçë, ne daten 25.03.2010.

Vjedhje me arme ne bashkëpunim e mbetur ne tentative e nje shtetasi, ndodhur ne Qafa e Zvesdes - Komuna Pojan, ne daten 19.03.2010.

Vjedhje me arme e mbetur ne tentative e shkollës 9-vjeçare Terove, Prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe arme mbajtje pa leje, ndodhur ne fshatin Terrove Komuna Pojan rrethit Korçë, ne daten 06.04.2010.

Vjedhje me thyerje e gurores ne fshatin Zvezde Komuna Pojan, ne daten 13.03.2010.

Vjedhje me thyerje e nje servisi, ndodhur ne fshatin Pojan te rrethit Korce, ndodhur ne daten 25.03.2010.

Vjedhje banese ndodhur ne fshatin Rrembec Komuna Pojan rrethi Korce, ndodhur ne daten 30.03.2010.

Keta shtetas dyshohet se jane dhe autore te disa vjedhjeve me arme te ndodhura ne Qafen e Zvezdes ne vitet 2004, 2005, per te cilen po kryhen hetime te metejshme.

a.f/NOA

KOMENTE