Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frattini, të hënën viziton Tiranën
English

Frattini, të hënën viziton Tiranën

Tiranë, 10 prill, NOA - Mbërrin të hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, e cila bëhet me dijeni se do të jetë vetëm disa-orëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, përfaqësuesi i lartë i diplomacisë italiane do të takohet me personalitete të larta të jetës politike shqiptare si presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm etj.

Konkretisht, së pari është planifikuar që Frattini të pritet nga zv/kryeministri Ilir Meta, ku pas takimit të përbashkët me të, homologët do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi për mediat.

Më tej, Frattini do të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha si dhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Në qendër të bisedimeve me ta, bëhet me dije paraprakisht se do të procesi i liberalizimit të vizave si dhe dorëzimi i pyetësorit të Komisionit Europian javën e ardhshme nga Shqipëria.

n.e/NOA

KOMENTE