English

Maqedoni, Selmani kërkon aleancë me Ali Ahmetin

Shkup, 10 prill, NOA - Situata e paqëndrueshme politike në Maqedoni ka bërë që partitë politike shqiptare të kërkojnë bashkëpunim rreth çështjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Kryetari i DR-së, Imer Selmani i ka bërë sot thirrje liderit të BDI, Ali Ahmeti që të harmonizojnë qëndrimet në skenën politike.

"Shfrytëzoj rastin që publikisht të ftoj BDI dhe zotin Ali Ahmeti që para se të vazhdojnë takimet eventuale me ekspertëve, ashtu siç zoti Ahmeti propozoi, ne si parti politike shqiptare që kemi propozime të ngjashme ti harmonizojmë qëndrimet tona", ka thënë kryetar i Demokracisë së Re, Imer Selmai.

Në këtë linjë, ai ka sugjeruar se DR dhe BDI mund të jenë një faktor vendimtar në skenën politike maqedonase për miratimin e "propozimeve të shqiptarëve".

Duke vendosur këto kushte për partitë maqedonase, Slemani ka theksuar se shqiptarët do të jenë më të aftë të negociojnë në interes të tyre.

"Nga BDI-ja mirëpresin idenë për harmonizimin e qëndrimeve, jo vetëm për këtë çështje por edhe për ato në përgjithësi në interes të shqiptarëve", ka përfunduar kreu i DR-së.

m.xh/NOA

KOMENTE