English

Njoftim nga Ministria e Mbrojtjes

Ditën e hënë, me datë 12 prill 2010, ora 11.00, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, do të zhvillohet një ceremoni me rastin e përurimit të një linje të re për demontimin e municioneve të tepërta.

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneral brigade Maksim Malaj, ambasadorët e Danimarkës dhe OSBE -së, si dhe të ftuar të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së.

Pas këtij aktiviteti, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe personat e tjerë që e shoqërojnë do të shkojnë në Uzinën Ushtarake në Gramsh, ku do të shohin nga afër punën në repartin e demontimit të municioneve të kësaj uzine.

KOMENTE