Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transformimi i gërmadhave
English

Transformimi i gërmadhave

Deri para disa vitesh, ajo çka ishte në rendin e ditës dhe çka sundonte të gjithë hapësirën e vëmendjes dhe punës sonë në këtë fushë, ishte ndërtimi dhe rindërtimi i strukturave të çerdheve dhe kopshteve, që siç e dini ju dhe e dinë të gjithë, qenë në një gjendje të mjerueshme dhe sigurisht ishte krejt e pamundur të flitej për standardet e shërbimit, në kushtet kur çerdhet e kopshtet ishin gërmadha të gërryera nga lagështira, dobësia dhe rrënimi i përgjithshëm

Nga Edi Rama*

Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Pas një pune jo të vogël, me vështirësi jo të vogla, kemi arritur të vendosim një lloj standardi të pranuar nga thuajse të gjithë, si një standard i kënaqshëm në çerdhet dhe kopshtet. Kemi arritur të kryejmë jo vetëm procesin e rindërtimit apo të ndërtimit nga e para të infrastrukturës, por edhe proçesin e transformimit të shërbimit.

Deri para disa vitesh, ajo çka ishte në rendin e ditës dhe çka sundonte të gjithë hapësirën e vëmendjes dhe punës sonë në këtë fushë, ishte ndërtimi dhe rindërtimi i strukturave të çerdheve dhe kopshteve, që siç e dini ju dhe e dinë të gjithë, qenë në një gjendje të mjerueshme dhe sigurisht ishte krejt e pamundur të flitej për standardet e shërbimit, në kushtet kur çerdhet e kopshtet ishin gërmadha të gërryera nga lagështira, dobësia dhe rrënimi i përgjithshëm.

Me transformimin e infrastrukturës, me rindërtimin e shumë çerdheve e kopshteve, doli si domosdoshmëri përmirësimi i cilësisë së shërbimit, duke filluar që nga cilësia e ushqimit, trajtimi i fëmijëve, qoftë nga ekipi edukator, qoftë edhe nëpërmjet futjes së mjekut psikolog, si një element i ri dhe i domosdoshëm, ashtu siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar.

Është kënaqësi që ne sot të kemi përpara një anketë e cila tregon se 96% prindërve që sjellin fëmijët në çerdhe janë të kënaqur me ushqimin e tyre. Ky është një fakt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe jashtëzakonisht motivues për të gjithë ekipin drejtues të kësaj fushe.

Ky përmirësim lë hapësirë për të aspiruar për më shumë, ashtu sikundër është e rëndësishme që të gjykohet rritja e numrit të fëmijëve që sot frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, jo në raport me 10 vjet më parë, apo shumë vjet më parë, por qoftë edhe në raport me pak vjet më parë.

P.sh, nga 1800 fëmijë që kemi pasur të regjistruar në vitin 2007 kur filloi procesi i marrjes së rezultateve të para nga rindërtimi i çerdheve, sot kemi 2600 fëmijë, ndërsa nga 4000 fëmijë që kishim në vitin 2007 në kopshte, sot kemi 6800 fëmijë.

Janë shifra të konsiderueshme, në raport me pikën nga kemi nisur, por janë edhe shifra të pamjaftueshme, në raport me pikën ku duam të mbërrijmë për t'u dhënë shërbim në kopshtet dhe në çerdhet publike, një numri sa më të arsyeshëm fëmijësh, në raport me nevojat e familjeve që jetojnë në kryeqytet dhe ajo që i ka sjellë fëmijët më shumë drejt çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit, ka qenë jo vetëm transformimi i infrastrukturës, por transformimi i cilësisë së shërbimit.

Kemi trashëguar një staf edukatoresh me eksperiencë, por që i kemi gjetur të braktisura tërësisht në gërmadha, që vetëm emrin e mbetur kishin çerdhe dhe kopshte, por nuk kishin asgjë prej çerdheje dhe prej kopshti.

Mbështetur mbi eksperiencën e tyre dhe mbi risitë e futura në këtë fushë nga ekipi i ri drejtues, ne mund të themi me plot gojën se kemi një bazë të shkëlqyer për të vazhduar të zhvillojmë këtë infrastrukturë, për të vazhduar të shtrijmë rrjetin e çerdheve dhe kopshteve sa më gjerë në komunitet dhe sa më thellë, në përfshirjen e fëmijëve që nga më të vegjlit deri tek ata pak më të rriturit, që kanë nevojë të shoqërizohen dhe të fillojnë jetën së bashku, në kushtet kur prindërit kanë jo vetëm plot detyrime, por edhe nevojën për bashkëpunimin e edukatoreve, për bashkëpunimin e ekipeve të specializuara në mirërritjen e fëmijëve.

Lidhur me cilësinë e trajtimit ushqimor të fëmijëve, ndryshimi është mbresëlënës, për faktin se kemi pasur të bëjmë me një shërbim inekzistent, që jo vetëm nuk mund të quhej shërbim por që krijonte dhe një sërë problemesh jo të vogla shëndetësore, por edhe për faktin se ne sot kemi një bazë shumë të mirë, mbi të cilën mund të pretendojmë për zhvillime të mëtejshme dhe mbi të cilat mund të diskutojmë hapur me nënat dhe baballarët e fëmijëve, lidhur me aspiratat, ambiciet nevojat e tyre, që ky raport mes familjes dhe çerdhes apo kopshtit të jetë një raport sa më solid, të jetë një raport sa më komunikues, për të pasur një punë sa më harmonike në mirërritjen e fëmijëve.

Ndoshta për ju që jeni prindër të fëmijëve që janë në çerdhe dhe në kopsht, mund të mos jetë shumë e rëndësishme drejtpërdrejt, por si qytetarë të këtij qyteti mund t'ju interesojë fakti se ndërkohë ne po vazhdojmë të punojmë për të ripërtërirë infrastrukturën ekzistuese dhe njëkohësisht për të vazhduar me ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve të reja. Praktikisht gjatë këtij viti, ne do të përfundojmë ndërtimin e 14 çerdheve dhe kopshteve dhe do të ndërtojmë 4 të reja, ndërkohë që për vitin e ardhshëm janë të parashikuara 23 objekte të tjera. Këto janë gjithmonë shifra relative, në raport me atë çka duam të mbërrijmë në këtë kryeqytet, që është një njësi e madhe banorësh, por janë shifra të konsiderueshme, në raport me nga jemi nisur dhe me mundësitë që kemi.

Besoj që janë shprehje e shfrytëzimit mjaft efektiv të këtyre mundësive, në funksion të realizimit të një aspirate të përbashkët, për të pasur një qytet ku fëmijët kanë mundësi për t'u mirërritur dhe për t'u shoqërizuar në mjedise dhe në kushte cilësore.

Më duket e rëndësishme që të nënvizoj edhe aspektin tjetër që u trajtua këtu në prezantim dhe që ka të bëjë me të gjithë pjesën e trajtimit të fëmijëve në këtë strukturë dhe është e rëndësishme që krahas vijimit të punës me ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve dhe rindërtimin e objekteve të reja të këtij rrjeti, të vazhdojë dhe do të vazhdojë puna për të rritur cilësinë e shërbimit, për të përfshirë edhe më mirë dhe integruar edhe më shumë në një trekëndësh fëmijë, institucion dhe prind, psikologët dhe punonjësit socialë, si një hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme në të gjithë kuadrin e këtij bashkëpunimi i cili ka nevojë për specialistë, për profesionistë, për njerëz të përkushtuar që të mund ta kryejnë me sa më shumë efektivitet, jo vetëm asistencën e fëmijëve, por edhe asistencën e prindërve në një punë që është një punë e vështirë, pikërisht për faktin se ka një delikatesë shumë të madhe dhe shumë të domosdoshme, për vetë natyrën e kësaj pune.

(*) Fjala e mbajtur sot në takimin me prindër të fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet dhe personelit të tyre

KOMENTE