English

Buffon nën shënjestrën e United

Angli, 11 Prill NOA - Që portieri i Juventusit Gigi Buffon nuk konsiderohet më si një lojtar i pashitshëm tashmë çdo gjë është vërtetuar pasi në drejtim të tij kanë ardhur menjëherë shumë oferta.

Tashmë në kërkim të numrit një të Juventusit krahas City është hedhur dhe skuadra e Manchester United e cila po kërkon me ngulm që sezonin e ardhshëm të ketë në dispozicion një portier tjetër në skuadrën e saj.

Është pikërisht Buffon objektivi kryesor i tyre për të cilin skuadra e "djajve të kuq" është e gatshme të ofrojë një shifër prej 25 milion eurosh për të marrë shërbimet e tij.

Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se në qoftë se Juventus refuzon këtë ofertë atëherë ata do të mundohen të marrin shërbimet e portierit tjetër i cili militon në kampionatin italian dhe bëhet fjalë për portierin e Fiorentinës, Sebastian Frey.

r.b/NOA

KOMENTE