Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja për Bashkim hap zyrën në Ferizaj
English

Lëvizja për Bashkim hap zyrën në Ferizaj

Ferizaj, NOA - Në qytetin e Ferizajt, Këshilli Nismëtar i Degës së Lëvizjes për Bashkim hapi zyrën e vet për aktivitetet politike. Me këtë rast, dje Këshilli Nismëtar organizoi një koktej, në të cilën morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes për Bashkim si dhe personalitete të ndryshme nga qyteti i Ferizajt.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Fatmir Thaçi, koordinator i Këshillit Nismëtar për Ferizajn i Lëvizjes për Bashkim, i cili foli për themelimin e Këshillit Nismëtar për Ferizajn si dhe për hapjen e zyrës së LB-së në Ferizaj.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Valon Murati nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim. Ai shpalosi dy pikat themelore të programit politik të LB-së: bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar si dhe angazhimin për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.

m.xh/NOA

KOMENTE