Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Sheshin Skënderbej do ta sjellim në shekullin e ri
English

Rama: Sheshin "Skënderbej" do ta sjellim në shekullin e ri

Tiranë, 11 prill, NOA - Punimet në sheshin "Skënderbej" do të bëhen duke marrë parasysh vlerat historike, por edhe përshtatjen e tij me kohën moderne. Kjo është deklarata që ka bërë sot kryetari i Bashkisë së Tiranën, Edi Rama, duke ju përgjigjur në këtë mënyrë dhe akuzave të kryeministrit Berisha, për humbjen e identitetit historik të qendrës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rama gjatë inspektimeve që bëri në shesh, vlerësoi se për ndërtimin e këtij projekti duhet bashkërendimi i punës së gjithë institucioneve, por edhe mirëkuptimi i qytetarëve për trafikun e rënduar.

"Ndërtimi i sheshit duhet të marrë në konsideratë rëndësinë historike dhe duke vlerësuar aspektin tradicional të tij, por edhe duke e sjellë këtë shesh në shekullin e ri", u shpreh kreu i baskisë.

Kreu i bashkisë theksoi se ndërtimi i sheshit është në të mirën e të gjithëve deh polemikat nuk i shërbejnë avancimit të punimeve.

"Nuk dua të hyj në asnjë polemikë. E kam thënë dhe e përsëris. Ky është një projekt madhështor, ambicioz, i ndërlikuar. Është një projekt shumë qendror për kryeqytetin dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Tiranë dhe jashtë saj, dhe këtu duhet bashkërendimi i të gjitha forcave, si dhe energji pozitive. Çdo energji negative, e destruktive nuk është në të mirën e kësaj pune që unë e konsideroj në të mirën e përbashkët", u shpreh Rama.

Më pas kreu i bashkisë u ndal në bllokimin e trafikut duke u shprehur se do të bëhen përpjekjet që të mos ketë bllokim tërësor të tij.

m.xh/NOA

KOMENTE