English

Selmani i dërgon letër ngushëllimi Ambasadës së Polonisë

Shkup, 11 Prill NOA - Kryetari i Demokracisë së Re, z. Imer Selmani ka lëshuar një letër ngushëllimi deri tek Ambasada e Polonisë në Shkup, me rastin e aksidentit ajror në të cilin humbën jetën Presidenti polak Leh Kacinski, bashkëshortja e tij dhe përfaqësues qeveritar dhe parlamentar të Polonisë.

"Pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Presidentit Kacinski. Kjo është një tragjedi e madhe për popullin polak, prandaj në këto çaste ndajmë dhimbjen më të thellë me të" - shkruan Selmani.

Në fund të letrës, kryetari i DR-së Selmani ka shprehur bindjen e tij se populli dhe institucionet polake do të përballojnë edhe këtë fatkeqësi dhe se do të vazhdojnë me plot zell të kontribuojnë për stabilitetin politik dhe ekonomik në Bashkimin Evropian, si dhe do të luajnë rol aktiv në përkrahjen e rrugëtimin të Republikës së Maqedonisë drejt strukturave euro-atlantike.

z.r/NOA

KOMENTE