Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot, 25 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës
English

Sot, 25 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

Tiranë, 11 prill, NOA - Sot mbushen 25 vjet që nga dita kur u nda nga jeta ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha.

Ai vdiq më 11 prill 1985, duke lënë pas një trashëgimi dekadash udhëheqje të popullit shqiptar, nën rendin socialist, i cili u përmbys vetëm 5 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, përmes një revolucioni demokratik që pasoi të ngjashmit të zhvilluar në krye të viteve '90 në të gjithë Evropën Lindore.

Enver Hoxha lindi në 16 tetor të vitit 1908 dhe ishte një ndër organizatorët kryesorë të Luftës Nacional-Çlirimtare kundër fashizmit, ndërsa pas vitit 1944 ai do ta udhëhiqte vendin për vite të tëra nën drejtimin komunist, dhe duke përcaktuar një linjë të qartë anti-perëndimore në kampin e Evropës Lindore.

Ende në Shqipëri ka njerëz dhe grupime që e përkujtojnë këtë ditë, duke zhvilluar madje edhe manifestime të ndryshme, si ai që u realizua dje përshembull në qytetin e Ferizajt, në Kosovë.

Pritet që si për çdo vit nostalgjikët e regjimit komunist, të zhvillojnë sot homazhe tek varri i tij.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Mendim Sfida06:25 - 15 Gusht 2011
    Enver Hoxha do te perkujtohet e do te nderohet edhe pas njezet e pese shekujve, sepse Ai, gjithe jeten e tij e vuri ne sherbim te Kombit e te Atdheut. Lavdi e perjetshme kryelegjendarit te kombit shqiptar!