Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dimitris Drucas ka origjinë shqiptare, është arvanitas
English

Dimitris Drucas ka origjinë shqiptare, është arvanitas

Shkup, 12 prill, NOA /Arben Lalla - Në shumë studime për arvanitasit kemi shkruar se ministria e Jashtme greke është udhëhequr për vite me radhë nga grek me origjinë shqiptare, dhe sot kjo ministri udhëhiqet direkt nga zëvendës/ministri i Punëve të Jashtme Dimitris Drucas i cili ka origjinë shqiptare (arvanitase).

Shpeshherë për qëndrimet e tij në lidhje me çështjen e emrin të Republikës FYROM, ai është akuzuar nga qarqet ekstremiste greke të cilat i përkasin bllokut sllavë dhe në veçanti nga minoriteti sllavo-maqedonas që jeton në Greqi për origjinën e tij shqiptare duke i përmendur se është arvanitas dhe mbiemri i tij Drucas është fjalë që i përket gjuhës shqipe dhe do të thotë: DRU CA, dru i vogël.

Në greqisht shkruhet DRUTSA, shkronja TS shqiptohet C, dhe vetëm kur ndodhen shkronjat E dhe I shqiptohet Ç. Por si i ngjiti shkallët e karrierës diplomatike Dhimitri P. Drucas?

Lindi më 5 gusht të vitit 1968 në Lefkosia, kryeqytet i Qipros greke. (Në Qipro ka arvanitas të cilët njihen se kanë banuar që në shekullin 14 atje dhe kanë luftuar kundër turqve. Për heroizmin të arvanitasve në Qipro ekzistojnë shënime dhe poema).

Në vitin 1994, pas përfundimeve të studimeve në Universitetin e Vjenës nisi karrierën e tij akademike si asistent, profesor i Ligjeve Evropiane në Qendrën e Çështjeve Evropiane (Forschungsinstitut für Europafragen der Virtschaftsuniversität Vien).

Paralelisht me detyrimet e tij akademike, në 1998-1999 z.Drouca shërbeu si këshilltar ligjor në Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Austrisë, në zyrën e z.Volfgang Shusel.

Në 1999, u kthye në Greqi si Këshilltar Special i jashtëm i z.Jorgos Papandreu, me përqendrim për pranimin e Qipros në BE dhe problemin e Qipros, afrimit greko-turk politike, si dhe çështjet e mëdha të BE-së institucionale. Deri në vitin 1999 ministër i jashtëm i Greqisë ka qenë arvanitasi Teodor Pangallos dhe pas tij erdhi Jorgo Papandreu i cili nga babai ka origjinë arvanitase, ndërsa nënën amerikane.

Më 2004, u emërua drejtor i Kabinetit diplomatik të kryetarit të PASOK-ut dhe Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu.

Në maj 2008 u emërua Sekretar i PASOK për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ai ka botuar dhe ligjëroi gjerësisht, si në Greqi dhe jashtë vendit, për ligjin evropian, ndërkombëtare dhe Evropiane Tregtare Ligjit, dhe të Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Diplomati Druca flet gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe rusisht.

Ministria e jashtme greke (1981-2010) e udhëhequr nga grekë me origjinë shqiptare

Karolos Papulias nga Voshtina e Çamërisë me origjinë shqiptare ka qenë Ministër i Jashtëm më 1981 dhe që atëherë luajti një rol të rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme të qeverisë së PASOK-ut.

Më tej, ministër Plotësues i Jashtëm 8/2/1984 - 26/7/1985 dhe Ministër i Jashtëm 26/7/1985-2/7/1989 si dhe në periudhën nga 13/10/1993-22/1/1996. Në Tetor të vitit 1996 zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Më Korrik të 1999 zgjidhet Kryetar i Komisionit për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes të parlamentit grek, post në cilin rizgjidhet edhe më 2001, 2002 dhe 2003.

Nga vitit 2005 e deri më sot është Kryetari i Republikës së Greqisë.

Teodor Pangallos nga viti 1993-1994 ka qenë ministër plotësues i ministrisë së Jashtme dhe 1996-1999 ministër i jashtëm i Greqisë. Sot është zëvendëskryeministër i saj.

Dora Micotaqi-Bakojani që nga viti 2006-2009 ka qenë ministre e jashtme e Greqisë duke qenë numri dy më i fuqishëm i partisë Demokracia e Re. Ajo rrjedh nga një familje me origjinë shqiptare dhe nëna e saj Marika Januku-Micotaqi është kushërirë e Teodor Pangallos.

NOA-INA

KOMENTE