English

Fratini: Zgjedhjet në Shqipëri, të rregullta

Tiranë, 12 prill, NOA Update - Zgjedhjet në Shqipëri, zhvillimi i të cilave ka krijuar një debat të madh, kanë qenë të monitoruara nga një grup ekspertësh të OSBE-së dhe rezultatet u finalizuan përmes një raporti final, sipas të cilit, ato u zhvilluan në rregull.

Kështu i ka komentuar zhvillimet negative politike në Shqipëri të lidhura me mosmarrëveshjet e lindura prej procesit të 28 qershorit, ministri i punëve të Jashtme Italiane, Franko Fratini në Tiranë.

"Të gjitha forcat politike në Shqipëri duhet të jenë mëse të bindura se Shqipëria është vetëm një hap larg integrimit evropian dhe të jenë të ndërgjegjshme se nevojitet një përgjegjësi e madhe, e cila është ajo e bashkëpunimit së bashku për integrimin në BE dhe ajo e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të cilat mund të ndikojnë në ngecjen e integrimit", ka qenë apeli që Fratini u ka bërë forcave politike në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE