Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditen dy trafikantë klandestinësh, u merrnin 700-1800 euro
English

Goditen dy trafikantë klandestinësh, u merrnin 700-1800 euro

Gjirokastër, 12 prill, NOA - Një grup trafikantësh i klandestinëve është goditur nga forcat e policisë së Gjirokastrës, duke u shpallur në kërkim dy vëllezër nga Vlora si organizatorë të tij.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni konkretisht se ata vepronin duke siguruar kalimin e paligjshëm të personave drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Kakavijës, kundrejt fitimit 700 deri në 1800 euro për person.

Shkas për zbulimin e këtij grupi, u bë informacioni që ekzistonte në rrugë operative se disa persona ishin duke udhëtuar në drejtim të kufirit të gjelbër në afërsi të Piramidës 27 dhe 28 të komunës Dropulli i Sipërm, të cilët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme duku u ndihmuar nga dy shtetas të cilët do të përfitonin shuma të konsiderueshme në euro.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës dhe rreth orës 23.40, në afërsi të fshatit Llongo kanë bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e 6 personave nga rrethi i Fierit, Vlorës dhe Beratit, të cilët po tentonin të kalonin kufirin e gjelbër për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Rezultoi se këtë trafik e organizonin dy vëllezër nga lagjia Çole në lokalet në vendin e quajtur "Kapelja" në qytetin e Vlorës.

Këta dy persona i rekrutonin në lokal ata që donin të kalonin kufirin dhe kundrejt pagesave i shoqëronin deri në destinacion nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek.

Ndërkaq, të dy vëllezërit kanë mundur t'i shpëtojnë kapjes së policisë pasi kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar në territorin grek .

Menjëherë është njoftuar policia greke, e cila ka nisur krehjen e gjithë zonës nga të dyja anët për të bërë të mundur kapjen e dy organizatorëve të këtij trafiku, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre.

Kurse materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit'.

n.e/NOA

KOMENTE