English

Kapet i kërkuari, plagosi shoferin dhe i vodhi makinën

Shkodër, 12 prill, NOA - Plagosi me pistoletë një shofer, ndërsa më pas i vodhi edhe makinën e tij me targë SH 4135 E duke u shpallur në kërkim nga forcat e policisë, por pas dy ditësh kërkime, ai ka mundur të vihet në pranga prej tyre.

Bëhet fjalë për të kërkuarin si bashkëpunëtor i ngjarjes së ndodhur më 9 prill, në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, Gledis Arifi, 21 vjeç, banues në fshatin Vajush, i cili është kapur në flagrancë nga forcat policore.

Ai e kreu vjedhjen dhe plagosjen me armë në bashkëpunim me dy persona të tjerë, S. Hotaj dhe B. Hoxhaj, që të dy të arrestuar ditën e ngjarjes, ndërsa vetëm Arifi rezultonte i shpallur në kërkim.

Ndërkaq, materialet në të Arifit iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim", "Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit" dhe "Shkatërrim prone me zjarr".

Kjo pasi ai plagosi 48-vjeçarin Esat Pepa, nga fshati Boriç i qytetit të Shkodrës, dhe i vodhi mjetin me targë SH 4135 E.

n.e/NOA

KOMENTE