English

Kooperacioni italian, nën imazhin e Roland Tashos

Tiranë, 12 prill, NOA/ Milena Selimi - Fotografia e Roland Tashos, që do të ekspozohet së fundi në Muzeun Kombëtar, ilustron punën e Kooperacionit italian në Tiranë dhe do të jetë për disa ditë me radhë në kryeqytet me hyrje të lirë për publikun.

Është vendosur që të jetë nga data 12 prill deri në 9 maj, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, dhe do të përbëjë një stad të veçantë fotografik të Roland Tashos.

Ekspozita ilustron punën e Kooperacionit Italian për Zhvillim të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme në Shqipëri gjatë njëzet viteve të fundit.

Me aparatin e tij, Tasho, ka shkuar kudo ku ka mundur për të ilustruar punën e institucionit të njohur dhe veç kësaj përmes cilësisë së artit të tij pretendon të japë për publikun të gjithë përpjekjen e këtij institucioni për Shqipërinë.

Në fakt, fotot e ekspozuara janë pjesë e koleksionit të fotografit Roland Tasho dhe dokumentojnë evoluimin e projekteve italiane në Shqipëri nga viti 2006.

Fotografia e Tashos është një tregim përmes imazheve duke siguruar dy nivele të leximit të dallueshme: atë historik dhe kronologjik.

Roland Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Pas njëzet vjet veprimtari si fotoreporter, sot punon si profesionist free-lance.

Që prej vitit 1992, Tasho ka realizuar më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi e Hungari.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE