Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomati italian Fratini, sot në Tiranë
English

Kryediplomati italian Fratini, sot në Tiranë

Tiranë, 12 prill, NOA - Kryediplomati italian, Franko Fratini, do të mbërrijë sot në Shqipëri, në kuadrin e një vizite zyrtare.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat paraqesin gjithashtu edhe gjithë pikat e axhendës së kësaj vizite, me detajet dhe oraret e përcaktuara të takimeve që Fratini do të kryejë me autoritetet më të larta shqiptare.

Kështu, axhenda parashikon që ministri i Jashtëm italian të zhvillojë fillimisht një takim me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta.

Më tej, takimet e tij do të vijojnë me kryeministrin Sali Berisha me të cilin do të japë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa rreth orës 13:00 është parashikuar një takim përmbyllës i kësaj vizite me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Paraprakisht, bëhet me dijeni se procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të jenë çështje kryesore të axhendës së kryediplomatit italian, i cili njihet për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë ndaj Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

n.e/NOA

KOMENTE