Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mban targat e një makine tjetër, zbulohet se nuk ka as patentë
English

Mban targat e një makine tjetër, zbulohet se nuk ka as patentë

Durrës, 12 Prill NOA - Makinën e kishte si mos më keq nga letrat sepse targat i kishte sajuar duke ia hequr njërës e vënë tjetrës, por as për vete nuk ishte shumë në terezi, sepse kurrë s'kishte bërë një kurs dhe as patentë nuk kishte marrë.

Sh.N., një djalë 20 vjeçar nga Mirdita me banim në qytetin e Laçit, është shoqëruar nga policia bregdetare dhe materialet procedurale për veprën penale të drejtimit të mjetit pa dëshmi apo në gjendje të dehur iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 20 vjeçarit Sh.N., lindur në Mirditë e banues në Laç, me arsim 8 klasë, i padënuar më parë filloi për arsye se është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip Golf me targa TR 3011 C dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjeti. Po kështu automjeti i sipërcituar mbante targa të cilat nuk i përkisnin, - detajoi policia e Durrësit.

e.n/NOA

KOMENTE