Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strategji për falsifikimin e numrit të maqedonasve
English

Strategji për falsifikimin e numrit të maqedonasve

Shkup, 12 prill, NOA - Ministria e Brendshme dhe e Jashtme e Maqedonisë kanë nisur strategjinë për regjistrimin masiv të maqedonasve jashtë vendit dhe pajisen e tyre me pasaporta biometrike.

Aksioni ka nisur në SHBA, ku në Detroit dhe Çikago janë nisur ekipe mobile të këtyre ministrive për të realizuar qëllimet. Mërgata shqiptare në Zvicër dhe Gjermani ka reaguar ndaj këtyre veprimeve selektive dhe diskriminuese, pasi që sipas tyre me dekada të tëra jetojnë në këto vende mërgimtarë, të cilët nuk janë të pajisur me dokumente shtetësie dhe personale, si dhe me pasaporta biometrike, edhe pse janë shtetas dhe banorë të Maqedonisë.

Aksioni për shpërndarjen masive të pasaportave biometrike, që nënkupton nënshtetësitë direkte për diasporën maqedonase është një nga strategjitë e reja që po realizon VMRO-DPMNE në kuadër të institucioneve shtetërore.

Qëllimi i këtij aksioni është që të rritet numri i maqedonasve në prag të regjistrimit të popullsisë, por edhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Strategjia është që personat që do të pajisen me pasaporta do të jenë votuesit që do të zgjedhin tre deputetët e diasporës, ndërsa numri i emigrantëve që do të marrin pasaportat shkon mbi 5 mijë veta, duke përfshirë vetëm SHBA-të, Kanadanë dhe Australinë.

Nga ana tjetër, përfaqësues shqiptarë nëpër institucione theksojnë se ky aksion i realizuar me ekipe mobile dhe logjistikë rëndon buxhetin shtetëror për milion euro. Në Në këtë drejtim lindin dyshimet për keqpërdorim marramendëse financiare nga ana e MPB-së dhe MPJ-së. Eksperti i demografisë dhe ish-funksionari i lartë shqiptarë, prof.dr. Asllan Selmani thekson për agjencinë e lajmeve INA se strategjia është e qartë për të rritur numrin e maqedonasve, ndërsa sipas tij funksionarët shqiptarë duhet të zgjohen nga gjumi për të parandaluar qëllimet e tilla. "Kjo është mëse e qartë se çfarë duan ata, sepse është e qartë se numri i maqedonasve po bie dhe ata po braktisin vendin, ndërsa nga ana tjetër, institucionet po mundohen të manipulojnë dhe të ruajnë dominimin dhe shifrën e përcaktuar të shumicës maqedonase me regjistrimet e kaluara. Ata duan të mbulojnë edhe 250 mijë votuesit fiktiv, të cilët duhet të pastrohen dhe nëse pastrohet kjo shifër, atëherë del se popullsia maqedonase po shkojnë drejt rënies", ka theksuar Selmani. Sipas tij, ky aksion duhet të ndërpritet dhe të ngritët zëri nga përfaqësuesit politik shqiptarë, sepse përndryshe shurdh-memecëria e atyre politikanëve përballë veprimeve të tilla është diçka e turpshme. Pavarësisht kësaj situate, ekipet mobile të MPB-së dhe MPJ-së kanë mbërritur nga java e kaluar në SHBA-të dhe janë vendosur në Detroit dhe Çikago ku të gjithë ata që ndjehen se janë nga Maqedonia, kryesisht maqedonasit do të pajisen me pasaporta biometrike. Siç bëhet e ditur për të ardhur deri tek pasaporta, emigrantët maqedonas pas asnjë dokument duhet të paraqiten në zyrat konsullore të Maqedonisë në SHBA. Borçe Stojmenov, zëdhënës i MPJ-së ka theksuar se ekipet mobile do të realizojnë dhënien e pasaportave dhe në Nju Jork dhe Toronto, ndërsa më pas do të shkojnë në Australi. Më pas edhe disa qytete të Evropës do të jenë në fokusin e këtij operacioni, që duhet të përfundojë deri më 31 korrik. Pas aplikacioneve, në procedurë të përshpejtuar pasaportat do të tërhiqen në ambasadat jashtë vendit. Shqiptarët në Zvicër: Të zgjidhen problemet tona sikur të maqedonasve

Bashkësia Shqiptare në Zvicër ka reaguar ndaj kësaj strategjie siç thuhet sllavo-maqedonase për rritjen e numrit të popullsisë maqedonase dhe diskriminimin e shqiptarëve.

"Me mijëra shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe që janë nga Maqedonia akoma përballen me mungesën e shtetësisë dhe pasaportës. Janë harxhuar dhe mashtruar me milion franga mijëra kurbetçarë të cilëve i është premtuar shtetësia, por asnjëherë nuk është realizuar. Vëllezërit e motrat tona ende përballen me këto probleme, dhe gjahu i maqedonasve është që asnjëherë shqiptarët të mos marrin shtetësinë e vendlindjes së tyre. Ata nga refuzimi disavjeçar janë detyruar që viteve të fundit të marrin pasaportat zvicerane", kanë theksuar nga Bashkësia Shqiptare në Zvicër. Përfaqësues të kësaj organizate kërkojnë që faktori politik shqiptarë të ngrejë zërin dhe të ndihmojë në zbardhjen e këtij diskriminimi të vazhdueshëm, ku maqedonasit në Kanada, Amerikë e Australi pajisen me pasaporta brenda natës pa asnjë dokument dëshmues, ndërsa siç thuhet "ne shqiptarët me dekada të tëra kemi dëshmitë se jetojnë në vendlindjen tonë dhe refuzohemi për të drejtën e pajisjes me shtetësi dhe pasaportë biometrike".

NOA-INA

KOMENTE