Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thirrje e hapur për Albin Kurtin
English

Thirrje e hapur për Albin Kurtin

Prishtinë, 12 Prill NOA - Një thirrje e hapur drejtuar Gjyqtarëve të Gjykatës komunale të Kosovës, Odës së Avokatëve të Kosovës, Prokurorit të çështjes së Albin Kurtit dhe Policisë së Kosovës, u lëshua sot nga Këshilli i Shqipërisë përfaqësuar nga Dejona Mihali, Këshilli i IRJ-Maqedonisë, përfaqësuar nga Valon Kurtishi, Këshilli i Luginës së Preshevës, përfaqësuar nga Valon Begzadi dhe Këshilli i Malit të Zi, përfaqësuar nga Ekrem Cuca.

Siç edhe mund të jeni në dijeni, shqiptarë nga të gjitha krahinat kanë nënshkruar peticionin për mbylljen e procesit gjyqësor të Albin Kurtit.

Nënshkruesit e këtij peticioni, rreth 175.000 qytetarë kanë shënuar me këtë akt qëndrimin kundër këtij procesi gjyqësor.

Po ashtu Këshillat kundër këtij procesi gjyqësor të ngritur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në Luginë të Preshevës janë mbështetur e vazhdojnë të mbështeten nga qindra organiza, studentë, profesorë, intelektualë politikanë e artistë, shqiptar e europian me qëllim mbylljen e këtij procesi të cilin njëzëri shqiptarët e me gjerë e kanë konsideruar të padrejtë.

Ndaj Këshillat apelojnë që nesër më datë 13 prill kur është seanca e radhës e këtij gjyqi, "të solidarizoheni si deri më tani me qëndrimin e 175.000 shqiptarëve, Universitete shqiptare, studentëve dhe intelektualeve të cilët ju thërrasin për drejtësi", me sloganin "Drejtësia sot është të mos merrni pjesë në procesin gjyqësor".

a.b/NOA

KOMENTE