Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus kërkon me ngulm Benitez
English

Juventus kërkon me ngulm Benitez

Itali, 13 Prill NOA - Në skuadrën e Juventusit tashmë është bërë tepër e qartë se janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe ai që pëlqehet më shumë nga stafi drejtues i ekipit dhe nga vetë tifozeria, mban emrin e Rafa Benitez.

Me sa duket ditën e djeshme menaxheri i spanjollit ka patur një takim sekret me drejtuesit juventin ku kanë biseduar në lidhje me pagën dhe strategjitë që mund të ndiqen në rast të ardhjes së tij.

Në këtë takim flitet se ka qenë dhe vetë ndërhyrja e Elkann i cili ka bërë të ditur se Juventus është e gatshme të japë rrogën e kërkuar nga vetë trajneri e cila është një shifër prej 4 milion eurosh në sezon.

Me ardhjen e Benitezit në skuadrën e bardhë e zinjve flitet se trajneri kërkon të sjellë në Torino dhe lojtarin e Liverpulit Fernando Torres.

Një marrëveshje tepër e vështirë kjo për tu arritur por, jo e pamundur dhe në rast se lojtari nuk do të pranonte një ofertë të drejtuesve të Juventusit, atëherë alternativa e tij mban emrin e Edin Dzekos.

r.b/NOA

KOMENTE