Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karaxhiç sot në gjyq, përballet me dëshmitarin e parë
English

Karaxhiç sot në gjyq, përballet me dëshmitarin e parë

Hagë, 13 prill, NOA - Sot në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, shënohet seanca e parë gjyqësore ndaj Radovan Karaxhiçit, ku ai do të përballet me dëshmitarin e parë kundër tij.

Bëhet me dijeni se ai do të jetë Ahmet Zulic, një ish-i burgosur në një kamp serb në fillim të luftës, në rajonin e Sanski Most, në verilindje të Bosnjës.

Zulic ka qenë i pranishëm, në qershor të vitit 1992, në ekzekutimin e rreth 15 burrave të cilëve iu pre fyti nga ushtarët serbë.

Ndërsa në një tjetër episod, Zulic ndodhej në një kamion që transportonte të burgosur dhe disa prej tyre u mbytën nga ushtarët serbë.

Nga ana e tij, ish-kreu i serbëve të Bosnjës, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe genocid gjatë luftës së Bosnjës ndërmjet viteve 1992 dhe 1995, përfshi masakrën e Srebrenicës, ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

Ai ka deklaruar se masakra e Srebenicës ishte një trillim, një mit dhe që bombardimet mbi Sarajevë ishin një gënjeshtër që u orkestrua nga myslimanët për të shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve.

n.e/NOA

KOMENTE