English

Polakët, sot homazhe çiftit të ndjerë presidencial

Varshavë, 13 prill, NOA - Mijëra qytetarë polakë do të kenë sot mundësinë që të vizitojnë dhe t'i japin nderimet e fundit çiftit presidencial, Lech dhe Maria Kaczynski, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror gjatë së shtunës së kaluar.

Kjo pasi trupi i Marias ka mundur më në fund që të mbërrijë në Varshavë, pas identifikimit në një kohë më të vonë se ai i të shoqit të saj.

Ndërkaq, në kryeqytetin polak mijëra njerëz qëndrojnë që prej së shtunës në radhë para pallatit presidencial që të vizitojnë dhe t'i japin nderimet e fundit presidentit Lech Kaczynski dhe gruas së tij, Maria.

Arkivoli i presidentit të ndjerë është sjellë të dielën pasdite në kishëzën e pallatit presidencial në Varshavë, ndërsa sot mblidhen në një seancë përkujtimore edhe dy dhomat e parlamentit polak, Sejmi dhe Senati.

n.e/NOA

KOMENTE