Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta, bllokohet rruga nacionale Shkodër-Koplik
English

Protesta, bllokohet rruga nacionale Shkodër-Koplik

Shkodër, 13 prill, NOA - Është zhvilluar pasditen e sotme protesta e radhës e opozitës me mbështetjen e deputetëve të Partisë Socialiste, në rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Koplikun.

Kështu, përreth 30 minuta është bllokuar rruga nacionale nga banorë të fshatrave Bajzë, Gruemirë dhe nga Kopliku, të cilët janë shprehur të pakënaqur për vlerësimet e bëra, si dëmshpërblime për tokat e tyre ku kalon rruga nacionale.

Tjetër problem që kanë ngritur banorët e këtyre zonave është edhe shtrenjtimi i faturës së energjisë elektrike.

Banorët protestues janë shprehur se faturat e reja të energjisë janë të papërballueshme dhe ata duhet të heqin bukën e gojës për të paguar energjinë, ndërsa shtrenjtimi i ujit është një tjetër arsye pse e bllokuan, në shenjë revolte, banorët rrugën nacionale Shkodër- Koplik.

Protesta e banorëve të këtyre zonave të veriut të vendit u mbështet nga deputetët e qarkut Shkodër, Tom Doshi, Astrit Beci e Ilir Beqja.

n.e/NOA

KOMENTE