Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sigurimet, shqiptarët paguajnë, kompanitë zhdëmtojnë pak
English

Sigurimet, shqiptarët paguajnë, kompanitë zhdëmtojnë pak

Tiranë, 13 prill, NOA - Edhe pse prej vitesh emra të mëdhenj investitorësh të huaj janë bërë bashkaksioner në tregun e sigurimeve në Shqipëri, shërbimin që ato ofrojnë për konsumatorin shqiptar, nuk do të guxonin ta ofronin në vendin e tyre.

Gjatë vitit 2009, shqiptarët kanë paguar 7.9 miliard lekë sigurime, ndërkohë që dëmet e paguara nga kompanitë arrijnë në vetëm 1.7 miliard lekë. Raporti prime/dëme mbetet më i ulti në rajon e më gjerë, gjë që u garanton kompanive në Shqipëri fitime të konsiderueshme.

Sipas drejtuesve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, vetëm rritja e konkurrencës do të përmirësonte këtë raport. Duke raportuar në komisionin parlamentar të ekonomisë, Elisabeta Gjoni, drejtore e AMF-së u shpreh se: "Në më të shumtën e rasteve, qytetarët të lodhur nga burokracitë e shërbimit që kompanitë ofrojnë, detyrohen që të pranojnë pagesa vullnetare". Sipas saj edhe pse ekziston presioni nga ana e shtetit sërish ky treg, nuk mund të sistemohet me masa administrative, por vetëm nëpërmjet konkurrencës.

Operatorët e tregut të sigurimeve fajësojnë për këtë fakt mungesën e liberalizimit të çmimeve. Sipas tyre, në se ky proces do të ndodhte, atëherë çdo kompani do të maste forcat në treg. Bardhyl Minxhozi është i idesë se niveli i ulët i raportit prime/dëme është tregues i nivelit në të cilën ndodhet ky treg.

"Në se qeveria do të liberalizonte këtë treg, pra nuk do të fiksonte çmimet për sigurimin e detyrueshëm, atëherë çdo kompani do të ndjente konkurrencën dhe për rrjedhojë do të rriste cilësinë e shërbimit", thotë Minxhozi. Më pas i takon konsumatorit të vendosë se cilën kompani do të zgjedhë.

Sigurimet e detyrueshme motorike kanë zënë peshën kryesore të tregut edhe gjatë vitit që lamë pas. Ndërkohë që vijon të mbetet në nivele të ulta, sigurimi i jetës apo i shëndetit.

r.l/NOA

KOMENTE