Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autostrada e Kosovës, nis punimet pas 2 javësh
English

Autostrada e Kosovës, nis punimet pas 2 javësh

Prishtinë, 14 prill, NOA - Brenda dy javësh do të nisë ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdarë, e cila është në kuadrin e aksit të madh që do të vazhdojë në pjesën e Kosovës si vazhdimësisë së aksit rrugor Durrës-Kukës.

Pronari i kompanisë "Enka", Sinan Tara, ka pohuar se brenda dy jave do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të kësaj autorstrade.

Tara shprehet se makineritë e para do të vijnë nga Shqipëria, pasi është më afër, përderisa, do të sillen edhe të reja nga Turqia.

"Do të sjellim nga Shqipëria menjëherë ato çka mund të sillen, por, normalisht, nuk do t'i sjellim vetëm nga Shqipëria, do të sjellim edhe makina të reja nga Turqia, pastaj, mund të sjellim edhe nga Rumania", pohon ai.

Qeveria e Kosovës dhe kompania "Bektel-Enka" kanë nënshkruar vetëm para pak kohësh zyrtarisht marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, e cila do të kushtojë rreth 700 milionë euro.

Qeveria kosovare ka nënshkruar në këtë mënyrë marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës-Prishtinë, e cila do të vijojë aksin Durrës-Kukës, që u realizua po nga kjo firmë në territorin shqiptar.

Bëhet me dijeni se punimet do të nisin simbolikisht më 15 prill, nga Vërmica, në kufi me Shqipërinë dhe si fillim, do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës, ndërkaq pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar.

n.e/NOA

KOMENTE