Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Dorëzimi i Pyetësorit, momenti i një fillimi të ri
English

Berisha: Dorëzimi i Pyetësorit, momenti i një fillimi të ri

Bruksel, 14 prill, NOA - "Më shumë se 1200 ekspertë vendas dhe dhjetëra të huaj kanë prezantuar me anë të përgjigjeve të Pyetësorit, gjithçka që politika shqiptare ka bërë në vitet e fundit, gjithë universin e reformave të saj duke synuar integrimin evropian".

Me këto fjalë, kryeministri Berisha i është drejtuar komisionerit evropian për Zgjerim, Stefan Fule, gjatë një konference për shtyp, pasi i ka dorëzuar atij dokumentin e përgjigjeve të Pyetësorit me mbi 2800 pyetje drejtuar qeverisë shqiptare.

"Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ndryshuar kaq shumë sa Shqipëria vitet e fundit, ndërsa sot kemi sjellë këto përgjigje me shpresën për një përgjigje sa më pozitive nga ana e Komisionit Evropian", tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Sipas Berishës, ky është momenti i nisjes së një sfide të re e fillimi të ri, "dhe jam i sigurt se në muajt që do të vijnë ne do bëjmë çdo gjë është e mundur që të marrim përgjigje pozitive për çka kemi bërë deri tani nga strukturat evropiane".

n.e/NOA

KOMENTE