English

Kanosi komshiun, i gjenden të fshehura armë dhe fishekë

Lezhë, 14 prill, NOA - Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 47-vjeçarin Shtjefën Marku, banues në fshatin Kallmet i Vogël pasi gjatë një konflikti pronësie që ka patur me komshiun e tij, 45-vjeçarin me inicialet M.Sh, e ka kanosur duke gjuajtur disa herë në ajër me armë zjarri.

Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë kapur në tentativë për t'u larguar Markun.

Ndërkaq, konfirmohet se ata kanë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dy pushkë, një granatë, si edhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

n.e/NOA

KOMENTE