Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi, akademikët tanë ndalohen në doganën e Qafë-Thanës
English

Panairi, akademikët tanë ndalohen në doganën e Qafë-Thanës

Shkup, 14 prill, NOA - Akademia e Shkencave të Shqipërisë, dje është ndaluar nga autoritetet kufitare maqedonase që të hyjë me librat e saj në vendkalimin kufitar të Qafë- Thanës për pjesëmarrje në "Panairin e 22-të ndërkombëtar të librit", njofton agjencia e lajmeve INA.

Përfaqësuesit e ASHSH-së janë ndaluar mbrëmë në kufirin Qafë-Thanë dhe pas kontrollimit janë ndaluar që të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

"Nuk jemi lejuar për të hyrë, me arsyetim banal, se gjoja pika doganore nuk ka pasur njoftim nga autoritetet e Panairit në Shkup se do të marrim pjesë edhe ne. Ne shprehëm gatishmërinë që të paguajmë të gjitha detyrimet doganore, por prapë nuk na lejuan. Nuk e kuptojmë këtë sjellje që bëhet ndaj nesh", ka theksuar përfaqësuesi i ASHSH-së, Nevin Demneri, i cili ka qenë koordinatori për pjesëmarrje në panairin e Shkupit.

Doganierët maqedonas kanë kontrolluar edhe përmbajtjen e librave, ku ka qenë i pranishëm edhe "Fjalori Enciklopedik Shqiptar".

"Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja sepse doganierëve u kishte rënë në sy ky libër dhe kishin pyetur për të", kanë theksuar për INA, përfaqësues të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të cilët kanë alarmuar botuesit shqiptarë në Maqedoni.

Përveç ASHSH në Panairin e 22 ndërkombëtarë të librit nuk kishte paralajmëruar pjesëmarrjen asnjë shtëpi tjetër botuese shqiptare nga Shqipëria. Ndalimi i librit shqiptarë në pikat kufitare të Maqedonisë vazhdon të jetë problem për botuesit shqiptarë. Kohë më parë u ndaluan edhe botuesit shqiptarë që kishin paralajmëruar pjesëmarrjen në Panairin e Tetovës.

NOA-INA

KOMENTE