Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS denoncon vjedhjen me faturat e ujit
English

PS denoncon vjedhjen me faturat e ujit

Tiranë, 14 prill, NOA - Partia Socialiste ka zgjedhur problemet me faturat e ujit të pijshëm për të protestuar në Tiranë. Deputetja e Partisë Socialiste për Tiranën, Vasilika Hysi ka qenë sot në njësinë nr. 1 të kryeqytetit, në ambientet ku paguhen faturat e ujit të pijshëm. Duke parë faturat e qytetarëve dhe ankesat e tyre për mbifaturim, Hysi u shpreh se kjo është një vjedhje e patolerueshme.

"Ajo që do të doja që unë të theksoja janë absurditetet në faturën e pagesë së ujit. Këtu ka një ndarje që do të thosha është mashtruese. Është një ndarje anormale, ku thuhet uji i pijshëm dhe uji i përdorur. Ne të gjithë në shtëpi kemi një sahat, i cili shpërndahet në disa rubineta, askush nuk mund të përllogarisë cila është sasi e ujit të pijshëm dhe ujit të përdorur", u shpreh deputetja e PS-së.

Ajo u ndal dhe në faktin se uji i pijshëm, sipas vendimit më të fundit u rrit 2 fish. "Ky shtrenjtim i ujit është i papërballueshëm për qytetarët e Tiranës të cilëve nuk iu është rritur vetëm një faturë, por shumë fatura njëherësh, ndërkohë që të ardhurat janë po ato", tha Hysi.

Deputetja socialiste Hysi u shpreh se edhe ky abuzim i hapur në kurriz të qytetarëve është një arsye madhore për të protestuar ndaj këtij pushteti që nuk është votuar. "Ky është një problem që duhet ta zgjidhim. Të gjithë njerëzit janë ankuar dhe është kjo arsyeja që ne po protestojmë dhe po ngremë zërin, sepse qeveria na vodhi në 28 qershor dhe po na vjedh edhe s'po ndal vjedhjen, tani përmes faturave.", tha ajo.

m.xh/NOA

KOMENTE