English

Topi takon krerët e BDI, PDSH dhe DR

Shkup, 14 prill, NOA - Presidenti Bamir Topi, ka nisur zhvilluar mbrëmjen e sotme takimet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në ish-republikën maqedonase të Jugosllavisë, FYROM, në kuadrin e një vizite zyrtare që po zhvillon në këtë vend fqinj.

Kështu, bëhet me dijeni se ai është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; atë të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe të DR-së, Imer Selmani.

Në takimet me ta, bëhet me dijeni se ai ka diskutuar mbi problemet e bashkëpunimit mes dy vendeve tona si edhe zbatimin e pikave të marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se para këtyre takimeve, presidenti Topi ka vizituar "Çarshinë e Vjetër" në Shkup, duke vendosur kurora lule pranë bustit të Skënderbeut.

I shoqëruar nga ana e kryetarit të komunës së Çairit dhe nga deputetë shqiptarë të parlamentit të Maqedonisë, ai ka shëtitur dhe ka takuar qytetarë në këtë pjesë të vjetër të Shkupit.

n.e/NOA

KOMENTE