English

Arrestohen trafikantët e hashashit

Lushnjë, 15 prill, NOA - Policia e qytetit të Lushnjës ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Besmir Lika, 25 vjeç lindur dhe banues në Lushnjë dhe Klodian Duka, 22 vjeç lindur dhe banues në Lushnjë.

Arrestimit i dy të rinjve është bërë mëngjesin e sotëm nga Seksioni Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Besmir Lika është arrestuar pas një kontrolli ku i është gjetur 3.7 gram hashash. Ndërsa Klodian Duka, sipas policisë, u arrestua me një sasi prej 398 gramësh hashash, e cila dyshohet se do të shitjet në qytetin e Lushnjës.

m.xh/NOA

KOMENTE