English

Atentat me armë zjarri në qendër të Korçës

Korçë, 15 prill, NOA - Qyteti i Korçës është tronditur nga një seri të shtënash me armë zjarri. Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti me qëllim ekzekutimin e personit që ndodhej brenda në të.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e qytetit dhe në një prej momenteve kur ka më shumë trafik dhe qarkullim të njerëzve.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, raporton korrespodenti i NOA-s.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

m.xh.NOA

KOMENTE