English

Barça fiton bindshëm ndaj Deportivos

Spanjë, 15 Prill NOA - Në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll para sfidës me Interin në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka dhuruar një ndeshje tjetër mjaft të bukur ku ka arritur të mundë bindshëm Deportivon me rezultatin 3 me 0.

Formacioni i Guardiolës duhet thënë se ka dominuar përgjatë gjithë ndeshjes duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Golat e fitores për to u shënuan nga Bojan, Toure dhe Pedro ku ky i fundit arriti të shënonte nga mesi i fushës një gol fantastik.

Me këtë rezultat të marrë Baça arrin të shkëputet nga Reali i Madridit me 6 pikë dhe është në pritje të ndeshjes së madrilenëve.

r.b/NOA

KOMENTE