Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: PE komitet për vizat, arritje për ne
English

Berisha: PE komitet për vizat, arritje për ne

Bruksel, 15 prill, NOA Update - Ngritja e një komiteti të posaçëm për çështjen e liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, përbën një arritje të madhe për Shqipërinë dhe një respekt që po i bëhet asaj prej këtij institucioni.

Me këto fjalë, kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur masën e re të publikuar nga presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, për vendin tonë në kuadrin e heqjes së pritshme të vizave, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel.

"Që prej 20 vitesh, Parlamenti Evropian ka qenë një tempull për shqiptarët që i ka ndihmuar ata në momentet më të vështira dhe një gjë të tillë po e tregon edhe tani, me një mbështetje të madhe për procesin e heqjes së vizave dhe integrimit me të drejta të plota në BE në tërësi", tha në fjalën e tij kryeministri Berisha.

Sipas tij, trajtimi i çështjes së liberalizimit të vizave për Shqipërinë, prej një komiteti të posaçëm, i ndarë nga vende si Kroacia apo Maqedonia, tregon se autoritetet evropiane po e marrin seriozisht këtë çështje dhe se vendi ynë ka treguar nga ana e tij, besueshmëri me hapat e hedhur deri tani dhe reformat e realizuara në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE