English

Çifti harron të moshuarën për 6 orë në makinë

Londër, Britani e Madhe, 16 Prill NOA - I kishin propozuar për të kaluar pushime të paharrueshme por, ndodhi e kundërta pasi ajo kaloi një makth të vërtetë në këtë ftesë.

Bëhet fjalë për një çift britanik i cili kishte ftuar vjehrrën e tyre për tu bashkuar ë pushimet që do të kalonin.

E moshuara 70 vjeçare ndenji për gjashtë orë në autoveturën e çiftit të cilët më pas ishin nisur për Francë duke e harruar plotësisht atë.

Sipas të përditshmes britanike "Daily Mail" çifti ishte në vonesë nisje dhe ata nxituan për të hipur në anijen që kishte destinacion Francën duke mos menduar aspak për të moshuarën.

r.b/NOA

KOMENTE