Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fjalori jo i hijshëm në Kuvend, Topalli vërejtje deputetit Maliqi
English

Fjalori jo i hijshëm në Kuvend, Topalli vërejtje deputetit Maliqi

Tiranë, 15 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka tërhequr vëmendjen deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, pasi në fjalën e tij në seancën plenare ka përdorur fjalor të pahijshëm për disa nga deputetët e partisë Socialiste.

Ajo pasi i ka tërhequr disa herë vërejtje deputetit Maliqi për gjuhën që po përdorte gjatë fjalimit të tij, ka deklaruar se do të mblidhte edhe byronë e Kuvendit për të vendosur për të.

Një akt i tillë pason atë të ndëshkimit që iu bë një javë më parë deputetit socialist Taulant Balla, me dy javë përjashtim nga Kuvendi për fjalor të pahijshëm ndaj kryeministrit Berisha.

Ndërkaq, në fjalën e tij deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka deklaruar se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi në vitin 1997 ishte veshur si zonjë, ndërsa e ka cilësuar deputetin socialist Erion Braçe si rrugaç i cili në vitin 1996 ka qenë xhepist dhe qytetarët e Beratit e kanë goditur etj.

n.e/NOA

KOMENTE