English

Hiri vullkanik i Islandës bllokon hapësirat ajrore në Evropë

Londër, 15 prill, NOA - Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, pasi paraqitet rrezik për fluturimet nga hiri i vullkanit islandez Eyjafjallajokul, i cili ka shpërthyer dje.

Autoritetet e aviacionit evropian thanë se trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës veriore është ndërprerë sot nga shpërthimi vullkanik në Islandë.

Kjo pasi retë e pluhurit nga vullkani e kanë penguar trafikun ajror në Britani, Suedi, Norvegji dhe Finlandë.

Fluturimet janë ndërprerë në qytetet angleze Mançester dhe Birmingem, si dhe në Belfast të Irlandës Veriore dhe aeroportet skoceze në Aberdin, Glasgou dhe Edinburg.

Shpërthimi vullkanik filloi të mërkurën nën një akullnajë në zonën Eyjafjallajokul të Islandës.

n.e/NOA

KOMENTE