Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i Kosovës merr letra përgëzimi nga liderë botërorë
English

Kryeministri i Kosovës merr letra përgëzimi nga liderë botërorë

Me rastin e konkursit kombëtar të nxënësve të Kosovës "Festo me mua" (Celebrate with Me), në dyvjetorin e Pavarësisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, liderëve botërorë u ka dërguar nga një punim pikture të nxënësve kosovarë, të shoqëruar me një letër. Vizatimet dhe pikturat paraqesin motive për dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 14 prill NOA - Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vazhdojnë t'i vijnë letra nga liderë botërorë, në të cilat shprehet falënderimi për letrën dhe pikturën e dërguar.

Letër falënderuese Kryeministrit Thaçi i ka dërguar homolohu slloven dr. Danilo Turk, i cili ndër të tjera thekson bindjen e tij se artistët e rinj të Kosovës paraqesin vlera që simbolizojnë paqen, prosperitetin dhe stabilitetin, si kushte të rëndësishme për zhvillimin e një shteti të ri, siç është Kosova.

Ndërkaq, kryeministri i Norvegjisë, Jenz Stoltenberg, në letrën e tij falënderon z. Thaçi për dërgimin e pikturës së artistit të ri të Kosovës, duke nënvizuar faktin që përmes saj populli i Kosovës shpreh qartë vullnetin për një të ardhme paqësore.

Kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesiq në letrën e tij shpreh falënderimin për pikturën e dërguar dhe shpreh bindjen se Kosova është vend i rëndësishëm i stabilitetit dhe sigurisë në rajon, që ndërton demokracinë, respekton diversitetin kulturor dhe të drejtat e njeriut, si vlera themeltare të shoqërisë demokratike dhe të botës moderne.

Po ashtu, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, falënderon kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi përmes një letre, ku thekson se vizatimi i nxënësit kosovar parqet mesazhin e qartë të aspiratave të popullit të Kosovës për paqe dhe ardhmëri prosperuese.

Kryeministri i Qeverisës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër nga Presidenti i Republikës së Irlandës, McAleese në të cilën shprehet falënderimi për vizatimin e dërguar dhe urimet për shtetin e ri të Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE