Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëshohet urdhër-arresti për Albin Kurtin
English

Lëshohet urdhër-arresti për Albin Kurtin

Prishtinë, 15 prill, NOA - Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga Gjykata e qarkut në Prishtinë për arrestimin e liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.

Zyrtarë policorë kanë thënë se me anë të këtij urdhri të lëshuar, synojnë që të sigurohet patjetër prania e Kurtit në seancën gjyqësore të të enjtes.

I bie që policia do ta zbatojë urdhrin në rast se Kurti nuk do të paraqitet në procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën e Qarkut.

Seanca e caktuar të mbahej të martën është shtyrë për ditën e sotme, duke qenë se lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje" nuk ishte paraqitur sërish në gjykatë.

Bëhet fjalë për procesin e hapur ndaj tij prej Eulex-it, por që është injoruar prej liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.

E duket se një gjë e tillë e përsëritshme prej tij, ka detyruar autoritetet që të kërkojnë me çdo kusht pjesëmarrjen në seancat gjyqësore kundër tij, duke lëshuar këtë urdhër-arresti.

n.e/NOA

KOMENTE