Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangoset për dhënie ryshfeti një qytetar
English

Prangoset për dhënie ryshfeti një qytetar

Mitrovicë, 15 Prill NOA - Policia Kufitare ndalon dy persona te dyshuar për kontrabandim te mallrave (derivate) si dhe dhënies së ryshfetit. Rasti i parë, ai i evidentuar si rast i Kontrabandimit me mallra u zbulua sot në fshatin Zupce. Njësia mobile kufitare me rastin e kontrollit rutinore të automjeteve, ka ndaluar automjetin transportues Kamion Iveko, ngjyrë e bardhë me targa të regjistrimit KS , të cilin e drejtonte B. Mziu, i lindur ne vitin 1975 nga Mitrovica.

Me rastin e kontrollimit të automjetit, patrulla ka vërejtur që rezervuari për derivate në karroceri të kamionit është rindërtuar më vonë me qellim për kontrabande te derivateve me sasi rreth 230 litra, si dhe në kabinën e automjetit janë gjetur edhe tre bidonë me derivate me sasi prej rreth 100 litrash.

Gjithashtu është vërejtur që automjeti nuk posedon regjistrim dhe se ne te ka bidonë shtesë me derivate te cilat i shërben si rezervuar reparti.

Njësia Regjionale e Hetimeve automjetin e dyshuar e ka përcjellë për ne terminalin doganor në Mitrovicë për procedure te mëtutjeshme.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedure te rregullt.

Ndërkohë, rasti i dytë është evidentuar si rast i Dhënies se ryshfetit sot rreth orës 09:50, po ashtu në fshatin Zupce.

Njësia mobile kufitare, ka ndaluar automjetin transportues MAN, me targa te regjistrimit 240 J 232, rimorkio GM 14-56, i cili lëvizte për në Mitrovicë, të cilin e drejtonte shtetasi i Bosnjës M.Suka, vit i lindje1978 në Rogaticë, te Bosnjës.

Gjate kontrollit rutinor të automjetit dhe dokumentacioneve, është vërejtur se shoferi nuk posedon sigurimin kufitar të Kosovës, dhe me qëllim te shmangies se kundërvajtjes i njëjti kishte ofruar policeve 5 euro të cilat i kishte vendosur ne brendi te dokumenteve.

Gjate intervistimit i dyshuari kishte deklaruar se parat ne vlere prej pesë eurove i kishte ofruar zyrtareve policore ne mënyrë qe ta lirojnë nga kundërvajtja.

Ndaj te dyshuar është hapur rasti për Dhënie te Ryshfetit, ku i njëjti pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

a.b/NOA

KOMENTE